Shkëlqimi dhe rënia e Johnny Depp

Dikur në derën e tij trokisnin pa pushim ofertat e regjisorëve, por tashmë ato jo vetëm që janë rralluar, por për më tepër kanë rezultuar edhe në dështim pas dështimi.

“Mortdecai” është filmi i fundit i Johnny Depp. Komedia me të cilën aktori shpresonte ringritjen, rezultoi një dështim edhe më i madh se sa “Transcendence”, “The Lone Ranger” dhe “The Rum Diary”, duke arkëtuar vetëm 4.1 milion dollarë në një fundjavë në Shtetet e Bashkuara, shuma më e ulët e një filmi ku Depp ka qenë protagonist në 15 vitet e fundit.

Kjo pasoi dështimet në arkëtime të “Transcendence”, një film me buxhet 100 milion dollarë që arkëtoi vetëm 23 milion të tilla, as një të katërtën e shpenzimeve. Po ashtu edhe “The Lone Ranger” i kryqëzuar nga kritikët e që në ‘box office’ nuk mbuloi as gjysmën e shpenzimeve të veta. Po gjysmën e shpenzimeve preku edhe “The Rum Diary”.

E nëse ecet sipas këtij trendi, as komedia “Mortdecai” nuk ka për të mbuluar shpenzimet e veta dhe kjo do të përkthehej në një tjetër goditje për Johnny Depp, që ndoshta është në perëndim të karrierës së tij. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button