Iran, ish-oficeri i CIA-s dënohet për nxjerrje informacionesh

Një ish-oficer i CIA-s është dënuar për dhënien informacioneve të klasifikuara për një operacion të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit një gazetari.

Jeffrey Sterling i ka mohuar akuzat por është shpallur fajtor nga një gjykatë në Virxhinia për nëntë akuza me të cilat përballej.

Gazetari i “New York Times”, James Risen ishte marrësi i atyre informacioneve që ish-sekretarja e Shtetit i quajti një nga sekretet më të ruajtura të shtetit.

Por gazetari nuk u thirr për të dëshmuar sepse deklaroi se nuk do t’i zbulonte kurrë burimet e tij, edhe nëse burgosej.

Operacioni i Shteteve të Bashkuara për të goditur planet bërthamore të Iranit përfshinte aktivizimin e një agjenti të koduar me emrin Merlin, për t’i kaluar një projekt të gabuar bërthamor palës iraniane.

Libri i gazetarit James Risen, “State of War”, tregon në detaje këtë plan dhe e cilëson si joproduktiv për faktin se mund të kishte armatosur Iranin me ekspertizë bërthamore.

Avokatët mbrojtës të reporterit pranuan se ai dhe ish-agjenti i CIA-s kishin shkëmbyer informacione përmes bisedave telefonike dhe email-eve, por nënvizuan se nuk kishte prova që ata të kishin biseduar për informacione të klasifikuara. Dwnimi i Sterling do të nisë zbatimin në muajin prill.
/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button