Katër persona u sulmuan mbrëmë në QT Mavrovasja

Në Qendrën Tregtare (QT), Mavrovasja në Shkup, mbrëmë rreth orës 18.30, tre persona të panjohur kanë sulmuar me thikë  dy 18 vjeçarët M.N. dhe S. I, 23 vjeçarin B.M, që të tre nga Haraçina dhe 21 vjeçarin J.L, nga Shkupi, duke iu shkaktuar atyre lëndime trupore.

MBP njofton se të lënduarit menjëherë janë dërguar në Spital, ku është konstatuar se B.M. është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe tre të tjerët kanë marrë lëndime të leha trupore.

Gjithashtu nga MPB njoftojnë se janë duke punuar në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button