Veljanovski, uron qytetarët me rastin e Ditës së pavarësisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski sot, në emër të deputetëve dhe në emër të tij personal, dërgoi urim deri te qytetarët me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

“8 Shtatori 1991 është datë e cila është pritur me padurim nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë, pasi ëndrra u bë realitet, ndërsa sakrifikimi për shtet të pavarur nuk ishte i kotë. Ta ruajmë pavarësinë e atdheut tonë. Këtë ua kemi borxh paraardhësve tanë, ia kemi borxh vetvetes dhe pasardhësve tanë”, thotë mes tjerash Veljanovski në urimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button