Ndryshimet në parkun nacional “Galiçica” mund ta shkatërrojnë atë

Me kërkesë të shtetit 395 hektar në parkut nacional “Galiçica”  do të transferohen në zonë për shfrytëzim  për të mundësuar ndërtimin e një qendre për ski dhe tre zona turistike. Ekspertët, tërheqin vërejtjen se këto ndryshime do të kenë pasoja negative ndaj florës dhe faunës dhe një pjese të veçantë të tyre që ekzistojnë vetëm në këtë zonë.

Ata thonë se ndërtimi eventual i rrugës do të ndaj parkun nacional dhe do të ndërpres rrugët natyrore të kafshëve dhe lëvizja e madhe e njerëzve dhe veturave do të krijojë zhurmë dhe shqetësim të botës së gjallë shtazore.

Këto ditë u prezantua edhe vlerësimi strategjik për ndikim ndaj ambientit jetësorë në propozim ndryshimet për drejtimin e parkut nacional Galiçic të cilën e përgatiti Instituti Maqedonia.  Në të tërhiqet vërejtja për ujërat nëntokësorë dhe mundësia e shkatërrimit të pasazhit dhe rrezikimin e pasurisë kulturore të rajonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button