Neymar nuk i jep këshilla Suarezit

Luis Suarez po kalon momente të vështira te Barcelona, që prej kur u transferua nga Liverpooli gjatë verës së shkuar për 80 milion euro.

Kurse, ylli i ekipit katalunas, Neymar, ka thënë se nuk mund t’i jap asnjë këshill Suarezit, pasi uruguaiani është më i vjetër se ai.

“A jam unë duke i dhënë këshilla Suarezit? Ai është më i vjetër dhe ka përvojë më shumë se unë. Suarez duhet të më japë këshilla mua …”, tha Neymar për gazetarët.

“Gjithsesi, Luis ndihmon ekipin me golat, me pasime, me çdo gjë. Është një nder që luajnë në të njëjtin ekip me të.”, theksoi ai

Lajme të ngjashme

Back to top button