Ndryshimet kushtetuese presin kohë më të mira

Koalicioni qeveritar ende nuk jep përgjigje se kur do të votohen ndryshimet kushtetuese. Tre deputetët e BDI-së, Xhevat Ademi, Hazbi Lika dhe Zulfi Adili të cilët paralajmëruan se nuk do të përkrahin ndryshimet kushtetuese të premten penguan miratimin e këtyre ndryshimeve. Sipas informacioneve jozyrtare tre deputetët e BDI-së ende mbajnë qëndrimin për mos votimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Nuk është aspak çudi nëse amendamentet nuk miratohen për pesë ose dhjetë ditë. Atom und të miratohen edhe pas 10 muajve”, komentojnë shkurt nga BDI, shkruan Utrinski Vesnik. Nga BDI thonë s partia mbetet në qëndrimin  se përkrah ndryshimet kushtetuese dhe se gjatë kësaj jave amendamentet kushtetuese nuk do të shtrohen për votim në parlament sepse kryetari i partisë Ali Ahmeti duhet të pushojë pas aksidentit që ndodhi javën e  kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button