Memedi: Agjenda jonë është bashkimi i opozitës shqiptare

Lideri i RDK-së, Vesel Memedi në një prezantim në televizionin TV 2 në Gostivar, theksoi se ambasadorëve të huaj gjithmonë ia përcjell idenë e bashkimit të opozitës shqiptare në Maqedoni, duke përjashtuar PDSH-në.

“Me takimet që kemi realizuar me ambasador të ndryshëm në Maqedoni, e që pritet të realizohen edhe shumë takime tjera, ndër tjera kemi prezantuar ekipin e ri të Rilindjes Demokratike Kombëtare. Po ashtu gjatë këtyre takimeve, ne thjesht e kemi plasuar me të madhe idenë e unifikimit të faktorit politik shqiptare, ne si Rilindje Demokratike Kombëtare, Lëvizjen BESA, dhe Lëvizjen për Reforma në PDSH”, – tha Memedi.

Lajme të ngjashme

Back to top button