Disa fshatra të Shkupit sot pa energji elektrike

Pa energji elektrike sot prej orës 8 deri në orën 16 do të mbesin shfrytëzuesit e lagjes Kolonia në Idrizovë.

Ashtu siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me krizat të qytetit të Shkupit, pa energji elektrike prej orës 9 deri në orën 13 do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Petrovec, prej orës 9 deri në orën 14 shfrytëzuesit e rrugëve “Hristo Tatarçev”, “Todor Panica”, “Petar Deljan”, dhe një pjesë e rrugës “Boris Trajkovski”, prej orës 11 deri në orën 13 shfrytëzuesit e rrugës nr. 12 në fshatin Lisiçe e Poshtme dhe në kohëzgjatje prej 15 minutave duke filluar prej orës 9, energji elektrike nuk do të kenë një pejsë e shfrytëzuesve nga fshati Arnaqi e Poshtme.

Ndërprerja është për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro­sistemin gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Back to top button