Ministrat e BDI-së nën hijen e masave të Gruevskit për taksat hyrëse të kosovarëve

Nga mesnata e mbrëmshme, autoritetet doganore në Maqedoni, kanë  filluar të zbatojnë vendimin e miratuar të Qeverisë për aplikim e taksave për qytetarët kosovarë. Ky vendim është masë  reciproke ndaj kufizimit të importeve të mallrave nga Maqedonia që ka aplikuar Qeveria e Kosovës. Nga ora një e natës, qytetarët kosovar për të hyrë në Maqedoni  kanë paguar nga dy euro për person, pesë euro për vetura dhe dhjetë euro për kamion dhe autobus. 

Pika kufitare në Jazhincë është ndër më të frekuentuarat, për shkak të lidhshmërisë familjare në të dy anët e kufirit. Kostoja e qytetarëve kosovar nuk do të jetë edhe e ulët, duke pasur  parasysh lëvizshmërinë e shpeshtë  në këtë pikë kufitare. 

Autoritete e pikës doganore në Jazhincë thonë se masat e marra nga Qeveria, po zbatohen dhe kjo nuk ka ndikuar në ndryshimin e frekuentimit të këtij vendkalimi të paktën në orët e para nga sjellja e vendimit për taksat e hyrjes.  Sipas të dhënave nga ky vend kalim, ka pasur raste kur qytetarët kosovarë nuk janë pajtuar me pagesën e taksave dhe janë kthyer prapa në Kosovë.

Petrit Pollozhani, profesor universitar, thotë se embargot nga cilado palë qoftë nuk mund të arsyetohen por, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e disa produkteve të brendshme vendore mendoj se embargot  janë të arsyeshme për shtetin. 

Pollozhani, vendimin e Qeverisë së Maqedonisë e konsideron si një hap shumë të gabueshëm. Ai prezanton parametrat  e tregtisë ekonomike ne mes dy vende si shume të disfavorshme për Kosovën. Sipas tij, Maqedonia realizon shitje të mallrave në Kosovë në vlerë prej 170  milion eurosh, ndërsa shitja e mallrave nga Kosova në Maqedoni është dhjetë herë më pak, vetëm 17 milion euro. Pollozhani, thotë se Maqedonia duhet të jetë shumë e kujdesshme edhe për faktin se Kosova i  ka të gjitha mundësit që të hap tregje të reja dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për ekonomin e Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button