Van Gaal e ka “burgosur” Januzajn

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka marrë vendim për të mos pranuar asnjë ofertë për Adnan Januzajn.

Kështu thotë agjenti i lojtarit, Dirk De Vriese, sipas së cilit Januzaj do të largohej po të mos insistonte holandezi.

“PSG-ja ka treguar interesim gjatë dimrit. Ata e kanë kontaktuar direkt Manchester United për informacion. Louis Van Gaal ka bërë të ditur se Januzaj nuk mund të largohet gjatë dimrit. As si transferim as si huazim”, u shpreh De Vriese, transmeton Express.

“Trajneri e konsideron atë si një lojtar të rëndësishëm për skuadrën. Ai po llogarit te të gjithë”, shtoi tutje agjenti i Januzajt.

Lajme të ngjashme

Back to top button