fbpx

MASH këmbëngul: Do të testohen të gjithë!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra e Shtetërore e Provimeve informon se në kuadër të procesit të vlerësimit ekstern të arritjeve të njohurive të nxënësve në vitet e tyre të fundit (të tretë dhe të katërt) në shkollat e mesme, në pajtim me planin e veprimit dhe dinamikën e përcaktuar, sot u testuan gjithsej 8.193 nxënës, në 93 shkolla në 35 komuna në Republikën e Maqedonisë.

“Procesi plotësisht dhe me sukses ka përfunduar në shkollat në Shkup, Makedonski Brod, Bogdancë, Vallandovë, Vinicë, Dellçevë, Kavadarë, Probishtip, Radovish, Demir Hisar, Mavrovë – Rostushë, Likovë, Shtip, Sveti Nikollë, Vrapçisht, Gjevgjeli, Negotinë, Prilep, Ohër, Koçan, Veles, Strugë, Manastir, Krushevë, Kratovë, Qendra Zhupë, Makedosnka Kamenica dhe Kriva Pallankë.  Në komunat Strumicë, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, ku procesi është realizuar pjesërisht, do të përcaktohen termine shtesë për të testuar një pjesë të nxënësve. Në shkollën e vetme të mesme në Dibër, procesi nuk është zbatuar”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Vlerësimi ekstern i arritjeve të gjithsej 20.567 nxënësve në vitet e tyre të fundit (të tretë dhe të katërt), si dhe testimi i objektivitetit të vlerësimit nga ana e 3.923 mësimdhënësve për 2.622 lëndë, do të vazhdojë deri në 31.1.2015. Rezultatet do të publikohen në 2.2.2015.

“Notat që nxënësit i marrin nga procesi i testimit ekstern janë vërtetim, respektivisht verifikim i njohurive të fituara dhe evidentohen në dëftesat e tyre.  Pa këto nota, dëftesat janë jovalide. Prandaj, apelojmë deri te të gjithë nxënësit e involvuar që të angazhohen në zbatimin e procesit qëllimi i vetëm i të cilit është ngritja e njohurive të tyre dhe për të rritur objektivitetin gjatë notimit të mësimdhënësve, duke pasur parasysh se mungesa e pajustifikuar shkakton pasoja në mesataren e suksesit të tyre, në vlefshmërinë e dëftesave, kurse kjo nga ana tjetër ndikon në rrjedhën e procesit të mëtejshëm edukativo-arsimor, respektivisht në regjistrimin dhe formalizimin e arsimit të lartë.

 

Në të njëjtën kohë, u bëjmë apel edhe anëtarëve të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, aktivitetet e tyre t’i realizojnë në mënyrë nëpërmjet të cilës nuk do të abuzojnë me nxënësit dhe nuk do të shkaktojnë pasoja negative në aspektin e rrjedhjes dhe rezultatin e procesit të tyre edukativo- arsimor.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke u udhëhequr nga interesat më të mira të nxënësve dhe duke punuar vetëm në drejtim të mbrojtjes dhe zbatimit të tyre, nuk do të lejojë që nxënësit të keqpërdoren nga cilado struktura dhe organizata shoqërore, mbi çfarëdo qoftë baze, dhe më se paku për shkak të zbatimit të agjendave për realizimin e qëllimeve dhe ambicieve personale.”thuhet në kumtesën e MASH-it.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close