fbpx

Të paktën dhjetë të vrarë nga rrëzimi i F­16 grek në bazën ushtarake në Spanjë

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 janë lënduar pasi që një aeroplan gjuetar i Greqisë F­16 u rrëzua gjatë stërvitjes ushtarake të NATO­s në Spanjë, kumtoi zëdhënësi i Ministrisë spanjolle të Mbrojtjes.

Shtatë nga të lënduarit janë në gjendje kritike. Tash për tash nuk është konfirmuar identiteti as kombësia e viktimave. Aeroplani ka shpërthyer pas fluturimit në pistën e bazës ushtarake ajrore “Los Lanos” në Albasete, në juglindje të Spanjës. Dy pilotët kanë humbur jetën, TASS.

Sipas informacioneve të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes e Spanjës, avioni grek pak kohë pasi është ngritur në ajër ka rënë mbi avionët që gjendeshin të parkuar në bazën ushtarake.

Duke pasur parasysh informacionet paraprake, avioni ka qenë nën nivelin e fluturimit dhe u përplas me një hangar, ku në rajon janë vërejtur flakët dhe tymi i ngritur. Në bazën ushtarake në fjalë përgjithësisht gjenden avionët e NATO­s dhe gjithashtu në këtë bazë gjendet një shkollë për për trajnimin e pilotëve.

Gjatë fluturimit, aeroplani e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në hangar në bazën ushtarake ajrore.

“Aeroplkani është rrëzuar në afërsi të aeroplanëve tjerë”, është kumtuar nga Ministria e Mbrojtjes. Baza spanjolle shfrytëzohet për stërvitje të NATO­s, në të cilën merr pjesë edhe Greqia

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close