SIRIZA i vërtetoi menjëherë linjat e kuqe greke për emrin

SYRIZA vendosi ta ndajë shansin historik të të majtës që të udhëheqë me Greqinë me partinë ekstremiste të djathtë Grekët e Pavarur. Edhe pse kjo martesë politike pritej dhe ishte paralajmëruar për shkak të qëndrimeve të njëjta kundër politikës së kursimit të Sirizës dhe Grekëve të Pavarur, megjithatë ngriti një numër të madh pyetjesh dhe dilemash.

Megjithatë të dyja partitë u morën vesh menjëherë në lidhje me çështjen e emrit.

Pas deklaratës së Terens Kvik, zëdhënësit të Grekëve të Pavarur se do të ndalojë përkohësisht procesi i negociatave për emrin për shkak të çështjeve ekonomike urgjente, mediat lajmërojnë se SYRIZA dhe partneri i saj i koalicionit kanë arritur tashmë marrëveshje në lidhje me çështjet e politikës së jashtme.

“Burime nga Grekët e pavarur thonë se SYRIZA do t’i respektojë linjat e kuqe të partisë mbi politikën jashtme dhe për çështjet nacionale”,- informon gazeta “Ta nea”, e cila këtë mëngjes për herë të parë doli me ballinë të kuqe përkundrejt ballinës së deri më sotshme blu.

Panos Kamenos deri më tani shpesh shumë qartë ka thënë se “nuk do të lejojë që dikush ta shesë Maqedoninë” dhe të na e japë neve, si shtet, këtë emër historik, prandaj një pjesë e analistëve të cilët e ndjekin mosmarrëveshjen, komentojnë se me të në qeveri, SYRIZA do të mundohet ta hapë sa më pak këtë çështje, sepse çdo përpjekje për hap përpara mund të ballafaqohet me rezistencë te Grekët e Pavarur.

Reagimet e mëdha për këtë martesë politike priten pasi Cipras ta formojë qeverinë dhe ta prezantojë programin e saj, që pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Rrethet gazetareske dhe analiste komentojnë se kjo situatë pritej, por, megjithatë, kombinimi është i vështirë të pranohet, duke pasur parasysh të kaluarën e Kamenosit. Po ngrihet një numër shumë i madh në lidhje me faktin se si mundet një parti e majtë me qëndrime progresive për një numër të madh çështjesh, si imigracioni, politika e jashtme të drejtat e bashkësisë LBGT, martesës civile, … të bashkëpunojë me një parti me qëndrime radikale për çështjet nacionale dhe qëndrime konzervative për temat e tjera.

– Bashkësia kundër masave të kursimit është mbi të gjitha. Dallimet në lidhje me çështjet si imigrimi dhe politika e jashtme janë të rëndësishme, por nuk janë kaq të rëndësishme si marrëveshja kundër “treshes” – shpjegon analisti grek Jorgos Xogopulos.

Vlerësimet se të dy partitë janë ofruar me premtime populiste dhe me dëshirën që me çdo çmim të formohet qeveri, prandaj është e mundur  të mbyllen sytë për disa çështje për të cilat nuk janë dakord, edhe pse ato mbeten të hapura dhe problematike për Greqinë.

Ajo që e komentuan të gjitha mediat është se Cipras, përveç shansit historik, ka edhe përgjegjësi enorme e cila bie mbi shpatullat e tij që t’i përmbushë premtimet e dhëna popullit grek se do të sjellë shpresë për shpëtim, për një të ardhme financiare më komode dhe për kushte më të mira për jetën, paralelisht me obligimin për negociata për huan greke pa e shtyrë Greqinë në pasiguri dhe në rrezik për të ardhmen e saj./meta.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button