Mjeku nga Berova sulmon fizikisht bashkëqytetarin

Tridhjetë e shtatë vjeçari Ajrush Demirovski pranon që ka vjedhur një dru halor, por ai po ashtu akuzon se është rrahur nga një mjek i njohur dhe djali i tij, pasi që ata mendonin se druri ishte vjedhur nga pylli i tyre.

“Nuk e di se a ishte i nevrikosur, por në atë moment ai doli dhe filloi të më godasë  dhe unë u rrëzova. Më pas erdhi edhe babi i tij dhe filluan të më sulmonin të dy. Nuk arrija madje as frymë të merrja, nga goditjet i kisha sytë e ënjtur dhe disa herë pështyva gjak”, thotë Demirovski.

Nga goditjet Demirovski kishte probleme shëndetësore dhe për këtë arsye ai është duke mbledhur dokumentacionin dhe do të padisë mjekun për sulm dhe shkaktim të lëndimeve trupore.

Sipas mjekut i cili donte të ngelet anonim, Ajrushi i cili u frikësua se është kapur duke vjedhur, së pari ka sulmuar atë, dhe për këtë gjë ka dëshmi mjekësore në të cilën vërtetohen lëndimet në krahun e djathtë dhe në gjoks dhe duke dashur të largohet me vrap, vetë u rrëzua dhe u lëndua në rrethim.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button