Drejtësia aministon heshtur kriminelët e luftës

Institucionet kosovare të drejtësisë së pasluftës, në mesin e shumë dështimeve, radhisin edhe mungesën e plotë të gjykimit dhe vendosjes para drejtësisë meritore të kriminelëve ser btë luftës, që vranë shëiptarë të pafajshëm. Ende nuk dihet numri I tyre, qoftë i denoncuar, I gjykuar ise aktakuza të ngritura dhe procese gjyqësore të përfunduara.

Ekspertët e drejtësisë në Kosovë konsiderojnëë se kjo fushë veprimi I drejtësisë së Kosovës po vazhdon të jetë një nga pikat më të dobëta tash e 14 vjet pas luftës, pasi gjyqëtarëve dheë prokurorëve të Kosovës po u mungon guximi për hetimin, kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të kriminelëve serbë të luftës në Kosovë, por edhe të atyre shqiptarë, shkruan Kosova Sot.

“Institucionet e Kosovë në këtë fushë nuk kanë bërë thuajse asgjë. Cilido shtet serioz do ta kishte trahtuar pa hezitim dhe me seriozitetin më të madh një problematikë të tillë. Në këtë rast konkret vlerësoj se ka dështuar plotësisht administrate e shtetit”, ka thene eksperti i çështjeve ligjore e kushtetuese, Riza Smaka.

Ai tha se mungesa e angazhimit në këtë drejtim është krejt e pajustifikueshme, kurse mosfutja e temës së krimeve të luftës edhe në bisedimet me Serbinë, që të autorizihet drejtësia serbe për t’i ndjekur kriminelët e fshehur Brenda territorit të saj, është edhe një lloj aministie e heshtur.

Edhe Ramadan Kelmendi, jurist, tha se edhe vetë është një dëshmitar konkret I rasteve të denoncuara në drejtësinë e Kosovës për krimet konkrete dhe kriminelët që i njeh personalisht, pot ato as nuk duhet ku kanë përfunduar dhe as që është informuar për renditjen e rrjedhës së tyre eventuale në process.

“Të gjithë ata që kanë bërë krimem të cfarëdo bnatyre qofshin që jetojnë Brenda territorit të Kosovës, është dashur të ndiqen dhe të ngriten procedura për hetimin dhe ndëshkimin e krimit të shkaktuar. Është shumë evidente në këtë fushë që Gjyqësori i Kosovës dhe Hetuesia në veqanti nuk e kanë kryer as obligimin e vet ligjor e kushtetues. Ka shumë faktorë që, siapas meje, serbët e veriut, por edhe ata që jetojnë në pjesën jugore, nëpër këto komunat artificiale, jetojnë akoma lirshëm edhe duke pasur në mesin e tyre kriminelë të luftës, madje disa prej tyre edhe duke ua hapur mundësinë që të jenë pjesëtar të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ramadan Kelmendi. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button