Artisti i ri, Roni pak relaks në Brezovicë, më pas albumin

Mjaft simpatik dhe megjithëse shumë i ri, ka plot talent. Djaloshi nga Prishtina, këngëtari që njihet me emrin Roni në muzikë, por në vërtetë quhet Erion Ajro, ka kaluar disa ditë relaksi në bardhësinë e Brezovizës.

Ne mësojmë se ai tashmë është duke përgaditur një album të plotë me kompozitorët dhe tekstshkruesit më të mirë shqiptarë si Virusi, Albana Furtuna, Fatmir Muja dhe me produksionin “Emra Com”. Deri tani Roni ka sjellë shumë këngë dhe hite për fëmijë e tashmë në album do të ketë edhe këngë me një zë më të pjekur dhe këngë për të rinjë./Botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button