Horoskopi ditor, e diel 1 nëntor 2020

Dashi

Dite shume e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë dhe do ndiheni te qete. Beqaret do kërkojnë ne çdo vend personin e ëndrrave, por serish nuk do mundin dot ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar do kryeni shpenzime ekstravagante dhe gjendja ka rrezik te tronditet se tepërmi. Pranojeni ndihmën e familjareve.

Demi

Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jete shume ngrohte sot. Do qëndroni me pranë personit qe dashuroni dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te se shkuarës. Beqaret do kenë papritur dashuri me shikim te pare dhe e ardhmja do ju ndryshoje njëherë e mire. Ne planin financiar situata do jete tejet e trazuar. Merrni masa pa arritur te përkeqësohet edhe me tej gjendja.

Binjaket

Ndikimi i yjeve do jete mjaft dinamik sot ne jetën tuaj ne çift. Shume gjera kane për te ndryshuar për mire dhe do ndiheni me te plotësuar. Ata qe janë vetëm nuk duhet te bëjnë sakrifica te tejskajshme sepse situata mund t’iu dale edhe jashtë kontrollit ne ndonjë moment. Ne planin financiar do kryeni edhe investime duke qene se gjendja do jete goxha e qëndrueshme.

Gaforrja

Venusi do jete planeti me i mire për jetën tuaj ne çift. Ai do ju nxisë te jeni me tolerante dhe me te kuptueshëm me personin qe keni ne krah prandaj edhe atmosfera do ngrohet me tepër. Beqaret do kenë shume besim tek vetja dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Financat do mbrohen gjithë kohës nga Plutoni. Nuk priten vështirësi aspak.

Luani

Do keni me shume nevoje për qëndrueshmëri ne jetën tuaj ne çift sot dhe planetët do jene pranë jush. Mesdita dhe mbrëmja do jene shume me te mira. Beqaret do tërhiqen nga disa persona intrigues te cilët ka rrezik t’iu sjellin probleme. Kujdes! Ne planin financiar duhet me patjetër t’i kufizoni sa te mundni shpenzimet. Nuk është ende koha te ecni me sy mbyllur.

Virgjeresha

Do i përkushtoheni edhe me tepër partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do kaloni çaste te mrekullueshme pranë tij. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do iu duket i vështirë. Merrini gjerat shtruar dhe mos kërkoni gjera te pamundura. Nëse financat kane disa kohe qe po përbëjnë probleme, merrni masa sa me pare sepse me kalimin e kohës situata del jashtë kontrollit.

Peshorja

Dite shume e këndshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne krahët e partnerit do përjetoni emocione edhe me te mëdha nga sa mund ta keni menduar. Beqaret do afrohen edhe me tepër me një mik te vjetër dhe do e shohin me një sy tjetër atë. Financat do kenë disa tronditje te vogla, por qe me pak kujdes edhe mund te zgjidhen nga ju.

Akrepi

Dite shume e mërzitshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do jete i ngarkuar me pune dhe nuk do ju kushtoje vëmendjen e dëshiruar. Shpesh do bini ne melankoli. Beqaret do njihen me dike ne një mbrëmje dhe do dashurohen koke e këmbë. Financat duhet t’i keni kujdes. Po u treguat te pamatur dhe po shpenzuat pa u menduar do keni me shume vështirësi.

Shigjetari

Do merrni vendime te rëndësishme sot për jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni te lehtësuar. Kishte kohe qe i kishit lënë gjerat pas dore. Beqaret nuk do i rezistojnë dot një propozimi qe do iu behet dhe do fillojnë menjëherë një lidhje. Gjithçka do ndryshoje për ta. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Do dini çfarë hapash te hidhni dhe gjendja do përmirësohet menjëherë.

Bricjapi

Dite e mahnitshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht nga disa dite me pare. Beqaret do jene ende te paqarte për atë qe duan te bëjnë dhe ka mundësi te humbasin raste te shkëlqyera. Me financat do jeni shume te zotet prandaj edhe gjendja nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje. Vazhdoni ne rrugën qe keni nisur.

Ujori

Për te ruajtur harmoninë ne jetën tuaj ne çift duhet te dini te falni dhe te toleroni. Me kokëfortësi nuk keni për te arritur askund, dijeni këtë gjë. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat do vazhdojnë te mbeten te paqëndrueshme. Merrni masa sa me shpejt dhe po nuk ja dolët dot vete kërkoni ndihmën e specialisteve te fushës.

Peshqit

Jeta juaj ne çift do influencohet se tepërmi nga planetët gjate kësaj dite. Ata do ju tregojnë rrugën qe duhet te ndiqni për te qene me te qete dhe për t’u dashuruar pa dorashka. Beqaret duhet t’i marrin gjerat me qetësi dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te hedhin hapa te nxituara. Buxhetin mbajeni ne vëmendje gjithë kohës sepse problemet e vogla mund te zmadhohen shume me pas.

Lajme të ngjashme

Back to top button