Maqedonia me kundërpërgjigje, të paguajnë qytetarët e Kosovës që hyjnë në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin për aplikimin e taksave rrugore me Kosovën si kundër përgjigje ndaj Kosovës pas vendosjes së embargos ndaj prodhimeve të Maqedonisë.

Ja dhe dokumenti që e konfirmon vendimin.

Taksa rrugore do të zbatohen për qytetarët e Kosovës. Dy euro për person, pesë euro për makina dhe njëzet euro për kamionët dhe autobusë.

Masa hyn në fuqi të dielën në orën 1, në qoftë se deri atëherë pala kosovare nuk vendos moratorium ndaj masës së tyre,  me qëllim nisjen e bisedimeve mes dy qeverisë për zgjidhjen e situatës. Kjo është kundërpërgigjja e Maqedonisë ndaj masës së Kosovës për ta ndaluar imporimin e disa produkteve të Maqedonisë në shtetin e tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button