Haradinaj: Çdo ditë jemi vonë, dilni nesër në protestë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët e Kosovës që ti bashkohen protestës së neserme.
Haradinaj thotë se Aleanca asnjëherë nuk dështoi të dedikojë vetëveten në përpjekjet afatgjata të konsolidimit të një shoqërie kosovare të lirë e të barabartë, të ndërtimit të institucioneve të forta të shtetit, dhe fitores së pavarësisë.

“Sot brengosem për gjendjen dhe të ardhmen e Kosovës e qytetarëve. Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po dështon t’ia rikthejë shpresën e rrënuar vendit, duke vazhduar me veprime injoruese dhe ofenduese, duke rrënuar shtetin e vështirësuar jetën tonë. Situata po bëhet serioze. Çdo ditë jemi vonë!”

“Në përputhje me shqetësimet qytetare, në frymë paqësore dhe të civilizuar, ftoj qytetarët që të takohemi nesër në vazhdimin e protestës gjithëpopullore me fillim nga ora 12:00.
Nesër të dëshmojmë se kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime, duke protestuar qetësisht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button