Vajza e Tolstoit, e magjepsur pas Aleksandër Moisiut

VAJZA E MBESA E TOLSTOIT TEK MOISI-T? N? VJEN?

N? prill t? vitit 1925 me ftes? t? Aleksand?r dhe Johanna Moisiut, erdhi n? Vjen? vajza e madhe e shkrimtarit rus me fam? bot?rore Leon Tolstoi, Tatjana Lëoëna s? bashku me vajz?n e saj Tanja. Kjo vizit? pati jehon? t? madhe n? t? gjitha qarqet intelektuale dhe u komentua shum? nga shtypi i koh?s. Po sjell këtu nj? shkrim t? kohës q? i b?ri jehon? k?saj vizite si dhe komentet mbi thashethemet q? ishin p?rhapur n? Vjen? mbi jet?n dhe vitet e fundit t? Tolstoit.
 
Mik?pritja q? nd?rkohe kontesha Tatjana Lëoëna Tolstoj po shijon n? Vjen?, nuk ?sht? p?r t? falenderuar n? as m? t? voglen pjes?, interpretuesin gjenial t? krijesave t? Tolstoit, Aleksand?r Moisi. Shum? koh? m?  par? (se ajo te njihej me Moisiun) Tolstoi ishte i njohur p?r skenat Vjeneze me pjes?t “Ana Karenina”, “Fuqia e err?sir?s”, “Kufoma e gjall?”, “Nj? drit? ndriçon n? err?sir?”, por n? vitet e fundit me siguri ishte Moisiu ai q? solli shum? drama t? Tolstoit e sidomos n?p?rmes personifikimit n? vehten e tij t? rolit m? t? shk?lqyer, at? t? Fedias me Trupën Schiëoi e personazhin e pun?torit mjesht?r n? pjes?n “Fajtor p?r gjithçka”.

Moisiu dhe gruaja e tij zonja Terëin – Moisi, soll?n n? Vjen? jo vet?m an?n artistike t? “Ç?shtjes Tolstoi”, por edhe nd?rtuan personalisht me familjen Tolstoi nj? mardh?nie t? fort? miq?sore. Vet? Moisiu pas lufte, ishte m? i njohuri artist jo rus q? aktroi n? Mosk? i cili si i huaj i solli Fedjan rus?ve e q? publikut rus i pelqeu m? shum? se vet? aktor?t vendas. E  mrekulluar nga nj? interpretim i till?, vajza e madhe e Tolstoit Tatjana Lëoëna e cila jetonte n? Mosk?, vendosi nj? lidhje t? ngusht? miq?sore me çiftin Moisiu. Ashtu si Aleksandri edhe Johanna Terëin gjat? koh?s q? kaluan n? Mosk? ishin miqt? e vajz?s s? Tolstoit,  k?shtu q? edhe kjo s? bashku me t? bij?n q?ndruan si miq n? vil?n e Moisiut n? Vjen?.

E bija  e shkrimtarit t? madh nga Jasnaja Boljana, gjat? nj? fjalimi q? mbajti n? gjuh?n franceze n? nj? auditor n? Vjen?, i b?ri t? njohur d?gjuesve t? vertetat mbi vitet e fundit t? jet?s s? Tolstoit dhe fundin tragjik t? tij. Deri at?her? qarkullonin shum? thashetheme mbi jet?n e babait t? saj si dhe p?r dram?n “Nj? drit? q? vjen nga err?sira” t? cil?n ajo vet? e ka lejuar q? t? p?rpunohet nga Moisiu n? gjuh?n gjermane.

Kjo nat? e fam?shme (15 prill 1925) u ndoq jo vet?m nga qindra simpatizant? t? shoqat?s kulturore t? Tolstoit, e cila u krijua nga inxhinieri amerikan Onberbond para disa vjet?sh, ku u mbajt?n disa fjalime dhe referate mbi vlerat e Tolstoit, por u persh?ndet nga e gjith? elita e shkrimtar?ve dhe letrarëve t? Vjen?s.
 
MOISIU NJ? PUN?TOR I PALODHUR

Vajza e Tolstoit dhe p?rshtypjet e mendimet e saj p?r aktorin e madh, mikun e familjes Tolstoi,  Aleksand?r Moisiun.
 
K?tu po p?rpiqem t? sjell nj? p?rshtatje n? shqip nga ky vler?sim: “Aleksand?r Moisiu, të cilin kam privilegjin ta njoh jo vet?m në skenë, por edhe personalisht, i gëzon të gjithë elementët që formojnë një artist të madh. Ai ?sht? një natyrë shum? fisnike dhe ka një shpirt të past?r e të ndjesh?m. Moisiu e dashuron sinqerisht artin e tij.

Tek  Moisiu,  ?sht? zëri i tij i bukur, shpirti i tij i madh dhe talentin i tij, q? transmetojn? tek ne momente të veçanta emocionale. Por që vepra e tij të jetë  e kompletuar, atij i është dashur t? b?j? një punë tepër t? madhe. “Të qenit Gjeni- do t? thot? durim”, ka thënë një burrë i shquar, francez. …..Po, durimi është suksesi. ….I dashuruar me artin e tij, Moisiu ka p?rfeksionuar teknikën e këtij arti në një shkallë të pakrahasueshme.

Kur e shihni duke intepretuar një personazh në skenë, ju nuk pyesni veten nëse ai luan mirë apo keq. Ai i personifikon aq shumë herojt e tij, sa q? ju b?n  t? p?rjetoni me to emocionet që ai transmeton. Çdo njeri pyet veten, si mundet q? ai të jetë sa mbret aq edhe endacak, sa sh?njtor aq edhe bandit dhe është kurdoher? i mrekulluesh?m?

Kur ju e shihni at? duke luajtur në pjesën e babait tim, “Kufoma e gjallë”, n? personazhin e Fedjas, i cili jep jetën p?r të miren e popullit t? vet, jeni  i prekur thellësisht në zemrën tuaj nga kjo sakrificë. Ju shihni tek ky personazh karakterin e ndrojtur dhe të brishtë nga njëra anë dhe at? krenar e të papërkulur nga ana tjet?r, i cili pastaj bën sakrific?n m? t? madhe t? jetës s? tij në mënyrë kaq të thjeshtë dhe kaq fisnike.

Dhe ju kuptoni menj?her? se po ju bënin moral p?r q?llimin e mir? t?  kësaj sakrifice. Arti i madh e i vërtetë, është arti ndërkombëtar. P?r k?t?, duhen harruar të gjitha konfliktet p?r kombësinë, p?r klasën shoq?rore dhe perkat?sin? politike. Dhe është meritë e Moisiut që nep?rmjet artit t? tij, pajtoi shtresat e ndryshme sociale, q? pat?n t? njëjt?n ndjenj? të perbashkët admirimi e vlerësimi për artin e tij prej gjeniu.”

Moisiu ne rolin e Fedjas skice e Orlik me logo
(Në foto: Moisiu ne rolin e Fedjas skice e Orlik)

Shkrimi me vlerësimet e Tatiana Tolstoit Për Moisiun me logo
(Në foto: Shkrimi me vlerësimet e Tatiana Tolstoit Për Moisiun)

Një pjesë nga shtypi VJenez për vizitën e familjes së Tolstoit në Vjenë 1925 në foto moisiu me Vajzën dhe mbesën e Tolstoit me logo
(Në foto: Një pjesë nga shtypi vjenez për vizitën e familjes së Tolstoit në Vjenë 1925. Në foto: Moisiu me vajzën dhe mbesën e Tolstoit). /SHQIPTARJA

Lajme të ngjashme

Back to top button