Qendra Shtetërore për Provime: Testimi nuk bëhet nga arsimtarë zëvendësues

Qendra Shtetërore për Provime demanton deklaratat e kreut të Sindikalistëve, Jakim Nedelkov se testimi procesi i vlerësimit ekstern të arritjeve të njohurive të nxënësve në vitet e tyre të fundit (tretë dhe të katërt) në shkollat e mesme,  realizohet nga arsimtarë zëvendësues dhe testatorë.

QSHP në komunikatën e saj thotë se këto deklarata janë të pavërteta.

“Bëhet fjalë për përmbajtje raportuese që kanë për qëllim të kontribuojnë dhe përpunojnë  në drejtim të realizimit të manipulimeve, qëllimeve të deklaruara publikisht të grevës që e organizon kryetari dhe udhëheqësia më e ngushtë e organizatës sindikale. Respektivisht, procesin e  realizojnë të njëjtët arsimtarë, të cilët gjatë periudhës përgaditore të realizimit të kësaj dispozite ligjore, ishin të trajnuar nga ana e trajnuesve të Qendrës Shtetërorepër Provime.”thotë Qendra Shtetërore për Provime.

Lajme të ngjashme

Back to top button