Vdes këngëtari i famshëm grek Demis Roussos

Demis Roussos, i cili ka shitur më se 60 milionë albume në gjithë botën, ka vdekur në moshën 68 vjeçare në spitalin Hygeia në Athinë.

Artemios “Demis” Ventouris Roussos ka pasur sukses sidomos në vitet ’70 me hite si ‘Goodbye My Love’ dhe ‘Forever and Ever’.

Këngëtari grek ka shitur rreth 60 milionë albume në të gjithë botën.

Demis Roussos ka lindur në Egjipt. Babi i tij ishte grek, ndërsa nëna e tij egjiptiane me origjinë nga Italia.

Prindërit e tij humbën pasurinë gjatë krizës së Suezit dhe vendosën të transferoheshin në Greqi. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button