fbpx

Kryeministri i ri grek sikurse Albin Kurti, s’mban kravatë – pse?

Aleksis Tsipras është kreu i ri i qeverisë së Greqisë i zgjedhur ditën e djeshme në zgjedhjet e parakohshme. Por, kush është njeriu i cili do të drejtojë tashmë shtetin helen? Pse ai nuk vendos kravatë?

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, nuk vendos pothuajse kurrë kravatë, përveç në rastet kur viziton shtetin më kapitalist të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëjtë veprojnë edhe shumica e pasuesve të tij. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe të tjerë, kur kaluan në Vetëvendosje, përveq retorikës, filluan ta ndryshojnë edhe stilin e veshjes. Ata rrallëherë shihen të vendosin kravatë.
E refuzimi i kravatës, nuk është krejt pa domethënie. Këtë e shpjegon lideri i të majtës ekstreme në Greqi, i cili dje fitoi votat për t’u bërë kryeministër i këtij shteti evropian.

Për publikun Alexis Tsipras është i njohur për refuzimin kategorik që bëri për të mos vendosur kravatën. Ai njihet si një politikan që kurrë nuk mban kravatë. Dhe kur u pyet pse kjo zgjedhje ai u përgjigj: Nëse nuk kam mbajtur deri tani kravatë, nuk kam për të mbajtur as kur të jem kryeministër. Sipas tij të mbajturit të një kravate e bën atë që të ndjehet borgjez dhe që herët ai i ka mbajtur larg vetes borgjezët.

Udhëheqësi i ri i qeverisë greke është njëkohësisht edhe zv/president i Partisë Europiane të Majtë si dhe kandidat për President të Komisionit Evropian. Alexis Tsipras ka lindur në 1974 në Athinë. Ai mori diplomën e tij inxhinieri civile nga Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës, ku ai gjithashtu ka përfunduar studimet pasuniversitare në Planifikim Urban dhe Rajonal.

Tsipras ka punuar si inxhinier civil në industrinë e ndërtimit dhe kryer një sërë studimesh në lidhje me planifikimin urban në Athinë. Ai i’u bashkua të majtës ndërsa ishte ende në shkollë të mesme dhe në mënyrë aktive ka marrë pjesë në lëvizjen e nxënësve gjatë viteve ’90 -’91; Angazhimin e tij, Tsipras e vazhdoi edhe në universitet me anë të lëvizjes studentore.

Në vitin 1999 ai u zgjodh Sekretar i Rinisë së Synaspismos, një pozicion që ai e mbajti deri në mars 2003. Gjatë Kongresit të 4 të Synaspismos të mbajtur në dhjetor 2004, ai u zgjodh në Komitetin Politik Qendror dhe gjithashtu në Sekretariatin Politik të Partisë, ku ai ishte përgjegjës për politikat e Arsimit dhe Rinisë.
Në tetor 2006 ai ishte një nga kandidatët për Kryetar të Komunës për qytetin e Athinës, që përfaqësonte lëvizjen komunale “Open City”, e cila arriti në vend të tretë me një përqindje prej 10,5%.

Gjatë Kongresit të 5 të Synaspismos të mbajtur më shkurt 2008, ai u zgjodh kryetar i Partisë.

Në zgjedhjet kombëtare të 2009 ai u zgjodh anëtar i Parlamentit grek dhe u bë kryetar i grupit parlamentar të SYRIZA.

Gjatë Kongresit 3 e Partisë Europiane të Majtë të mbajtur më dhjetor 2010 në Paris, ai u zgjodh ZV/President.

Që nga zgjedhjet e përgjithshme të 2012 kur ai u ri-zgjodh si deputet, ai është kreu i SYRIZA-s në Greqi.
Gjatë Kongresit të 4 të Partisë Europiane të Majtë që u mbajt më dhjetor 2013, ai u emërua si kandidat për Kryesinë e Komisionit Evropian dhe gjithashtu u rizgjodh nënkryetar i Partisë Europiane të Majtë.

Tsipras është një tifoz i futbollit dhe i ekipit të Panathinaikos. Ai vazhdon të jetojë në shtëpinë e tij modeste në rrethinat e Athinës me Betty-n, të dashurën e tij që prej kohës së shkollës së mesme, me të cilën ai ka dy fëmijë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close