Tetovë, testim ekstern vetëm në dy shkolla

Testimi ekstern është bojkotuar sot në pjesën më të madhe në Tetovës. Nxënës të gjimnazit erdhën pranë ambienteve të Universitetit të Evropës Juglindore, ku ishte parashikuar zhvillimi i testimit, por asnjëri prej tyre nuk hyri në testim, njofton Alsat-M.

Për dallim nga Gjimnazi dhe shkolla e mjekësisë, ku testimi ekstern nuk u mbajt, në dy shkollat tjera, atë të Tekstilit dhe shkollën Bujqësore, testimi ekstern u mbajt pa problem, siç informuan drejtorët e tyre.

Megjithatë, pavarësisht mbajtjes së pjesshme të testimit ekstern, rreth 90 % e mësuesve vazhdojnë të jenë në grevë.
E njëjta situatë vazhdon edhe në shkollat fillore të Tetovës, ku mbi 90 për qind e arsimtarëve janë në grevë dhe shprehen të vendosur në bojkot, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button