Dy shqiptarë të Maqedonisë sulmohen në Brezovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy shqiptarë, me shtetësi të Maqedonisë, kishin raportuar të dielën se janë sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar të panjohur në afërsi të restoranit “Woodlen” në Brezovicë, raporton portal Kallxo.com. Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore  dhe kanë pranuar tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë e më pas janë transportuar në emergjencën e Ferizajt. Policia nuk ka arritur ta arrestojë ndonjë të dyshuar përderisa thotë se është duke bërë hetime rreth rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button