Në Shqipëri nga Greqia hynë 800 klandestinë

Policia e Gjirokastrës pranon se javët e fundit ka pasur një dyndje të shtetasve të huaj të vendeve të treta të cilët vijnë nga Greqia dhe përmes Shqipërisë kërkojnë të shkojnë në vendet e BE.

Shifra zyrtare që jep Policia e Gjirokastrës flet për 800 klandestinë të bllokuar gjatë javëve të fundit dhe për dhjetra operacione të kryera nga policia Kufitare e Kakavijës dhe nga Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastrës.

Ndërkaq janë 10 shtetas shqiptarë të ndaluar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vetëm gjatë natës së mbrëmshme janë ndaluar 40 shtetas të huaj nga Sudani, Siria dhe Maroku të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit të gjelbërt me shtetin grek.

Gjatë muajit të fundit, klandestinët që kanë hyrë në Shqipëri janë nga Siria, Maroku dhe Sudan.

Lajme të ngjashme

Back to top button