Maturantët nga Manastiri nuk i janë nënshtruar testimit ekstern

5 minuta para fillimit të testimit ekstern, të caktuar për në orën 9.30, maturantët nga shkolla e mesme teknike “Gjorhji Naumov” në Manastir u larguan nga shkolla për në shtëpi.

Nxënësit, profesorët e të cilëve janë 5 ditë në grevë, thonë se i përkrahin kërkesat e tyre.

Kjo atmosferë I ngriti në këmbë kompetentët në Manastir, të cilët menjëherë erdhën në shkollë për të biseduar me maturantët që të kthehen në tesim.

“Ne ishim të gatshëm për testim, por nxënësit që erdhën në shkollë nuk I ‘ju nënshtruan testimit ekstern, ne të mendojnë ata që kanë sukses të shkëlqyeshëm sepse kjo do të thotë vlerësim negative për ata. Ne edhe nesër do ti presim në testim”, tha drejtori i shkollës Dragan Stojanoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button