Shkup, ish ministri i brendshëm: Kur gjykata nuk ka dëshmi, përdor dëshmitarët e mbrojtur

Gjykatat në Maqedoni në dhjetë vitet e kaluar kanë shqiptuar dënime me burg për rreth 110 persona, duke u mbështetur kryesisht në deklaratat e dëshmitarëve të mbrojtur.

Ish ministri i brendshëm dhe nënsekretari i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim në Maqedoni, Pavle Trajanov, deputet i Lidhjes Demokratike, parti që është pjesë e koalicionit qeveritarë, ka shprehur shqetësimin se vendimet e marra të cilët kanë si bazë dëshmitarin e mbrojtur, janë pa baza dhe pa fakte.

“Po bëhet realitet shfrytëzimi i shpeshtë i dëshmitarëve të mbrojtur në proceset gjyqësore. Kjo le hapësirë për dyshime se zyrtarët e MPB-së nuk kanë mjaftë dëshmi për zbulimin e ndonjë vepre penale dhe thirren në dëshmitarë të mbrojtur ose zbatojnë masat e përgjimit, në mungesë të provave reale dhe materiale”, ka thënë Trajanov për Vest, transmeton Shenja.

Përndryshe sa i përket rasteve gjyqësore që janë të njohura në Maqedoni, e që epilogu i tyre është shkruar në bazë të dëshmitarëve të mbrojtur, e kemi rastin “Monstra”, ku dënimi me burg të përjetshëm është shqiptuar në bazë të deklaratave të dy dëshmitarëve të mbrojtur.

Lajme të ngjashme

Back to top button