Deputetët më aktiv gjatë muajit dhjetor

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga muaji I dhjetorit kanë qenë më aktiv dhe gjatë kësaj periudhe janë rritur diskutimet me replika dhe kontrareplika.

E gjithë kjo si shkak i ndryshimeve të fundit në Ligjin për arsim të lartë, ndryshimet në Ligjin për urbanizëm dhe planifikim hapësinor dhe për administrator, tregojnë të dhënat e raportit nga monitorimi I kualitetit të debatit në Kuvend që e përgatit Instituti për demokraci ‘Societas Civilis”.

Gjatë monitorimit, në raport është potencuar se opozita në dhjetor e ka rritur pjesëmarrjen në diskutime për dallim nga muaji nëntor në 21 përqind.

Mirëpo, debati rreth shumë propozim ligje edhe më tej mbetet i dobët.

„Pjesëmarrësit në seancat e monitoruara në dhjetorë sërish nuk treguan interes dhe gatishmëri për ndryshimin e qëndrimeve të tyre”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Back to top button