Taravari: Do të organizojmë Kongresin e VI-të legjitim të PDSH-së, për të kthyer krenarinë e partisë!

Kongresi i VI-të i PDSH-së do të mbahet në afatin e rregullt më 21 dhe 22 Mars 2015, kjo u vendos në mbledhjen e djeshme të Këshillit qendror të Lëvizjes për reforma brenda PDSH-së, njoftojnë nga Lëvizja e Ziadin Selës.

“Ky Kongres do të respektojë Statutin e partisë në çdo pikë të tij, sepse me respektimin e Statutit respektohet çdo anëtar i PDSH-së, ishte kjo konkluza e mbledhjes së djeshme në Tetovë. Gjatë kësaj mbledhjeje u zgjodh edhe Komisioni për organizimin e Kongresit të VI-të që do të udhëhiqet nga Arben Taravari si kryetar, ndërkaq nënkryetar të tij janë Adnan Neziri dhe Vlera Ejupi. Ky Komision bashkë me Këshillin Qendror të Lëvizjes ka për detyrë që në muajt në vazhdim të përgatit Kongresin, duke filluar nga zgjedhjet e brendshme nëpër gjithë nëndegët duke vazhduar me mbajtjen e Kuvendeve të degëve, ku do të zgjidhen edhe delegatët e Kongresit të VI-të. “Do të jetë një punë e përbashkët, me angazhim të strukturës së Këshillit Qendror për të organizuar Kongresin e ligjshëm të PDSH-së, më 21 dhe 22 Mars 2015. Qëllim parësor do të jetë respektimi i Statutit të partisë, pasi mendoj që Statuti është shkelur në shumë raste nga udhëheqësia aktuale. Prandaj, Kongresi do të zgjedh edhe përfaqësuesit legjitim të partisë, në të cilin priten të merren edhe vendime tjera të rëndësishme”, tha Taravari, kryetar i Këshillit për organizimin e Kongresit të VI-të.

Sipas tij, përfaqësuesit që do të dalin nga ky Kongres do të kenë një punë shumë të rëndë, të kthejnë dinjitetin dhe krenarinë e anëtarëve të PDSH-së si në kohën e të ndjerit Arben Xhaferi, kur kjo strukturë ishte e respektuar në regjion dhe Europë.

Lajme të ngjashme

Back to top button