fbpx

A do të shkarkoj Isa Mustafa – Jabllanoviqin pas 30 minutave?

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është takuar më herët me ambasadorët e Quintit në Kosovë ku thuhet se është biseduar për zhvillimet e fundit rreth Trepçës, ministrit të Kthimit, Aleksandar Jabllanoviq, dhe situatën aktuale në vend.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson, ambasadorja e Francës, Maryse Daviet, ambasdori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff, si dhe ambasadorja gjermane Angelika Viets.

Ndërkohë menjëherë pas këtij takimi Qeveria ka dërguar një njoftim përmes së cilit bën të ditur se “Qeveria e Kosovës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme në ora 14:30”.

Nuk dihet saktësisht përse Kryeminsitri Mustafa e ka thirru këtë mbledhje mirëpo duke parë zhvillimet e ditës së sotme, spekulohet se arsyeja është shkarkimi I ministrit për kthim, Aleksandër Jabllanoviq. /Zëri/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close