Blero, në shkurt më këngë të re

Është duke realizuar një këngë të re. Këngëtari Blero Muharremi po punon maksimalisht në një projekt të ri muzikor i cili do lansohet në fillim të muajit të ardhshëm.

Ai për Indeksonline ka thënë se kjo këngë do të dal në shkurt dhe është një projekt shumë interesant.

“Nuk kisha dashur me dhënë më shumë detaje rreth këngës, por mund të them se ky projekt mbase do të jetë bashkëpunim por nuk e di sigurt. Kjo këngë është punuar nga Elephant ndërsa teksti është shkruar nga unë dhe Chipsi” ka thënë Blero.

Ndonëse kohë më parë janë krijuar zëra se Chipsi dhe Blero janë ndarë nga aspekti profesional, ky bashkëpunim i tyre hedhë poshtë të gjitha këto deklaratat pasi që Chipsi vazhdon të jetë producent gjeneral i Elephant. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button