SASHK: Në disa komuna nxënësit përkrahin kërkesat e mësimdhënësve

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov bën të ditur se sipas informacioneve që ai ka pranuar nga kryetarët rajonal të SASHK-ut, në disa shkolla testimi ekstern sot u zhvillua nga mësimdhënësit të cilët zëvendësojnë ata që janë në grevë.

“Ka komisione të zëvendësuara, mësimdhënës të zëvendësuar. Por nuk mund të hyjmë dhe të shohim se si po zhvillohet testimi, për arsye se nuk na lejohet”, tha Nedelkov.

Sipas informacioneve të SASHK-ut, në Manastir asnjë nga maturantët nuk është paraqitur në testimin ekstern pasi që i mbështesin kërkesat e mësimdhënësve. E njëjta situatë mbizotëron edhe në shkollat e mesme të Strugës si dhe në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”, në Shkup.

Ndërkaq prej sot e deri më 30 janar në shkollat e mesme në Maqedoni do të zbatohet kontroll ekstern të diturive të nxënësve nga vitet e përfunduara (viti i tretë dhe i katërt) në pajtim me oraret e publikuara në faqen e internetit të Qendrës shtetërore për provim.

Lajme të ngjashme

Back to top button