Valë e re e të ftohtit kaplon Maqedoninë, kthehet bora

Deri të enjten në Maqedoni do të mbajë mot me të reshura të dobëta të dëborës. Në disa lugina të reshurat do të jenë kryesisht me shi dhe borë, përderisa në pjesën juglindore të vendit do të ketë vetëm të reshura të shiut.

Do të fryje erë e lehtë veriore. Stabilizim të motit do të ketë nga dita e enjte. Të reshura më intensive të borës dhe shiut si dhe erë më e fuqishme do të paraqitet të premten dhe gjatë vikendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button