E pavetëdishmja e përbashkët

Tashmë rrugëve të njejta me kalldrëma. Në qytetin tim të dashur i mbuluar me hekura, nganjëherë më dukej shumë i zymtë e sikur qante. Unë fluska në këtë gjithësi ecja pa ndalë rrugëve e vetme. Me vete të më shoqëronte merrja vetëm shpirtin, sepse njerëzit ma njollosnin botën e vogël të strukur në një fjalë- Poezi. Ecja rrugëve dhe vëreja shumë gjëra. Njerëzit ecnin por i shihja vetëm si hije, madje edhe grumbullin e fëmijëve që më mbushin me dashni e liri nuk i vëreja fare. Diçka e pazakontë dhe jo e dukur po ndodhte, nuk e shihja por e ndjeja.

Qytetin e dashur e shihja si një vagon hekurash, i përzier me sinqeritet, ndryshim dashuri madje. Kjo që po ndodhte nuk ishte rastësi por e pavetëdijshme në librin histori. Aty ku mbledh figurat, fotografitë, leckat, paratë e hekurta madje edhe disa nga buzëqeshjet e rralla që ma zotëronin fytyrën herë pas here, aso buzëqeshje, me siguri e di çfarë.

Vazhdoj të eci sepse dua të zbërthej, përpunoj, zbuloj atë që ndjeja sot. Ishte e kotë të pyesja njërën nga këngët e mia, sepse asnjëra nuk jep përgjigje ngase askush asgjë nuk më kujtohet nga këngët. Kjo e pavetëdijshmja e përbashkët më solli vetëm diçka para syve e shpirtit. Një ngjyrë. Kjo e pazakonta më shtyu të ngre kokën lartë kah qielli dhe të vështrojë madje ta shpojë me sytë e blertë ngjyrën e kaltër të çeltë, ngjyrë kjo që më kishte fjetur në shpirt për një kohë të gjatë e unë as edhe një gja se kam ditë.

Kjo e pazakonta e pavetëdijshme e përbashkët  më çliroi nga ai thes pyetjesh atë moment kur hedha sytë në qiell. Aty filloi nostalgjia, melankolia dhe çdo gjë tjetër që ishte kthyer në diçka që as vetë nuk e kisha kuptuar më parë- E pavetëdijshme e përbashkët. Ndoshta pse fillova të vrapojë dhe të ndjekë të vërtetën bashkë me guximin u ndesha me ngjyrën të vetmen të përjetshmen. Sepse edhe poeti thotë : ” Dhe gjërat e vërteta janë pëlhurat me të cilat thuren mrekullitë, sepse e vërteta klith. Refuzon të heshtë. Të sfidon. E vërteta nxit në kuptime të reja. Kuptime që të shtyjnë përpara ”.

Lajme të ngjashme

Back to top button