O Zot, fale popullin e Tetovës!

Ku janë ata tetovarë që dikur protestonin për një flamur si në vitin 1968? Ku janë ata qytetarë që me plot mburrje dhe krenari rinin ditë e natë pa gjumë në vitin 1992? Ku janë ata burra ata të rinj të vitit 1944 që po luftonin? E ata që rrinin si murrë i gjallë para UT-së?

Ku janë ata burra, ajo rini e ajo popullatë që në vitin 1997 e mbrojtën flamurin?  E në vitin 2001 nuk lanë të shkelë çizmja sllave në shtëpitë e tyre? Ku janë ata burra, ata të rinj që të ndalin këtë helmim që po na bëhet?!  Të ndalin këtë masakër  nga oxhaqet e Jugohromit?!

A thua është duke u realizuar ëndrra e komitëve e cila thotë dhoma gazi për shqiptarët (gasni komori za shiptarite)?!. Për këtë arsye jam duke ju lut Zotit që të falë popullin e Tetovës se është duke heshtur, është dorëzuar para pushtetit, para një investitori helmues, para një pushteti diskriminues.

Çfarë humanizmi kanë njerëzit që nuk u ka marrë mendjen paraja, politika, pushteti… A ruajnë vlerat e vërteta njerëzore? Po ku janë ata, shoh shumë pak që dalin dhe ngrenë zërin kundër të padrejtës, nuk guxojnë të flasin edhe pse çdo ditë janë duke u helmuar!
Për këtë, Zot të lutem fale këtë popull të Tetovës se është në gjumë dhe nuk e di se po shkatërron të ardhmen. Është në gjumë dhe nuk i merr parasysh pasojat, është alivanosur nga tymi dhe nuk e di se çfarë po bën. O Zot, të lutëm fale ti se gjeneratat e ardhshme nuk do na falin! Fale ti se ndoshta edhe nuk do të kemi të ardhme, ajo po shkatërrohet nga vetë ne! Armëpushimi është dorëzim duhet të them përsëri, jemi dorëzuar të heshtur në tym e nuk mund të shohim asnjëri tjetrin.

Zot  fale këtë popull  që merr identitetin e kafshës që rritet në bjeshkët e malit të vet që me keqardhje po e them, i ka mbetur vetëm emri si i tillë. Ose fale ose hapja sytë popullit tim të qytetit të Tetovës , që të kthehet pas të sheh historinë, të sheh se sa shumë varre heronjsh  ka dhe të turpërohet para atyre për dëmin që lejojnë të bëhet! Zot fali ata që kanë harruar për çfarë e kanë dhënë atë betim në 2001-shin se u ulën në karrige dhe harruan fjalën e dhënë. O Zot, të lutëm fale ti se gjeneratat e ardhshme nuk do na falin!

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Populli i Tetovës është i mrekullueshëm, është puntor atdhetarë kryengritës një popull i zgjuar larg pames trim.
    Popullin e Tetovës ta ruj zoti nga disa matrapast të ardhur në tetovë, nga politikanë që duhet të hyn në shkoll fillore por tashë jan millioner nga komandat millionerë e jo komandat që sollën liri.

Back to top button