Aktakuzë për personat që heshtën dhunimin seksual në burgun e Tetovës

Prokuroria e Velesit ka ngritur aktakuzë ndaj shefit të sektorit, rojeve dhe disa të miturve nga reparti i Velesit në Burgun për të mitur në Tetovë.

Aktakuza është ngritur, pas një hetimi disa mujor dhe ekspertizës së bërë  për dhunën brutale seksuale ndaj një fëmije në këtë burg.

Shefi i sektorit ka fshehur rastin e tmerrshëm, ku fëmija i burgosur e ka paraqitur rastin në administratën e Burgut se është keqpërdorur seksualisht.

Prokuroria akuzon nëpunësinë ë Burgut të Tetovës, ZH.A, se ai e ka fshehur këtë tmerr të abuzimit seksual tek fëmija nga ana e katër moshatarëve të vet të moshës 15 vjeçe.

Lajme të ngjashme

Back to top button