Kryetarja e SASHK-ut në shkollën e muzikës dhe baletit dha dorëheqje, ka presione që mos të protestohet

Mbledhje dramatike është mbajtur të premten në shkollën shtetërore për muzikë dhe Balet “Ilija Nikollovski Luj” ,  kur kryetarja e organizatës sindikale në mënyrë demonstrative e lëshoi mbledhjen dhe dha dorëheqje.

Mësimdhënësit e kësaj shkolle kërkuan që të mbahet mbledhje urgjente sepse kanë dashur ti bashkëngjiten grevës së SASHK, që në këtë shkollë aspak nuk ka filluar, shkruan Plusinfo.

“Me dy anëtarë në këshillin e grevës të premten shkuam për në shkollën e mesme të muzikës dhe baletit. Kryetarja dha dorëheqje dhe për çfarë arsye nuk e dimë. Ajo dha se po i bëhen presione. Në mënyrë demonstrative i dorëzoi vulat para 30 personave që ishim të pranishëm dhe iku jashtë. Ka mësimdhënës në këtë shkollë që dëshirojnë të protestojnë por kjo e drejtë u është mohuar”, deklaroi kryetarja e këshillit rajonal të SASHK-ut Gordana Bukrevska.

Lajme të ngjashme

Back to top button