Sulmuesi gjerman konvertohet në Islam (Foto)

Sulmuesi i ri gjerman, Danny Blum ka lënë fenë e tij të vjetër të krishterë, për t’u konvertuar në Islam, shkruan Bild.

Anëtari i skuadrës nga Bundesliga 2, Nurnberg ndodhet në fazën përgatitore në Belek të Turqisë me ekipin e tij, dhe ka shfrytëzuar rastin që të konvertohet në musliman, transmeton Telegrafi.

Këtë lajm senzacional për gjermanët, e ka dhënë e përditshmja ‘Bild’, e cila i ka marrë një prononcim lojtarit, i cili është shumë i lumtur me fejën e tij të re.

“Islami më jep shpresë dhe forcë. Për mendimin tim, kjo është një fe që të jep një qetësi shpirtërore dhe kjo është arsyeja që e kam zgjedhur”.

“Kam pasur shumë probleme të ndryshme. Kisha jetë të vështirë por tani gjithçka është më mirë. Tani nuk përdor alkool, po i përmbahem rregullave njerëzore që sjell feja myslimane”.

“Pata filluar të lexoi për islam, më pas shkova në një xhami dhe përjetova një ndjenjë ndryshe. Shpirtërisht u ndjeva shumë mirë, dhe tani jam më i lumturi për vendimin që kam marrë. Islami është feja më paqësore që mund të jetë”, ka deklaruar Blum, i cili tani falë namazin pesë herë në ditë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. BRAV.Ka me ardh një koh se edhe peshku në ujë do të thërret ALLAH!!!!!!.Vetëm Islami ta hap rrugët e drejta dhe të lumtura…

Back to top button