BE mund t’i revanshohet Cipras për emrin, Maqedonia pret të përfitojë në tavolinë

Fitorja e Aleksis Cipras politikanit 41 vjeçar në zgjedhjet parlamentare në Greqi, pritet që të sjellë një dinamikë më të madhe të shoqëruar edhe me më shumë fleksibilitet në kontestin shumëvjeçarë për emrin në mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Analistët mendojnë se Cipras ka proklamuar politikën e  qeverisë greke si më radikale në aspektin e pranimit të disa normave dhe principeve evropiane dhe me këtë ai mund të humbë edhe mbështetjen evropiane për çështjen e emrit dhe të detyrohet në përmbylljen e këtij kapitulli me çështjen e emrit.

Ish ambasadori Nano Ruzhin thotë për Portalb se fitorja e Syrizës në Greqi, do të sjellë një fleksibilitet dhe një dinamikë më të madhe në procesin e bisedimeve për çështjen e emrit.

Sipas tij, politika e qeverisë së re greke e udhëhequr nga Aleksis Cipras, nuk do të përbëjë ndonjë risi sa i përket ndjekjes së politikës sipas parimit “Erga Omnes” për emrin, por qëndrimi i tij radikal edhe ndaj disa parimeve evropiane mund të shkojë në favor të Maqedonisë.

“Deklaratat e Cipras për emrin gjatë fushatës elektorale ishin në funksion të zgjedhjeve, por me formimin e qeverisë së re greke do të kemi dy momente që do të kenë të bëjnë me emrin, njëra është që ka të bëjë me një dinamikë te re e cila do të duhet të jetë edhe më fleksibile dhe e dyta është  që punët t’i marrë në dorë Evropa si një revansh ndaj politikave të paralajmëruara të Cipras”, thotë Nano Ruzhin.

Nano Ruzhin thotë se politika e qeverisë së re greke do të jetë njëkohësisht vazhdim i politikës së “Nea Demokratia”, por ata do të mundohen të bëjnë lëvizje për të treguar se diçka po bëjnë.

Analisti Mersel Bilalli thotë për Portalb se problemi qëndron te ne sepse qeveria nuk dëshiron zgjidhjen e emrit, se pastaj vazhdojmë të jemi në proces euro-integrues dhe shumë vetë duhet të përfundojnë pas dyerve të hekurta.

“E gjithë kjo është aktrim. Po të deshte qeveria e Maqedonisë ta zgjidhte problemin ajo nuk do t’i provokonte grekët me ”Shkupin 2014”, me Aleksandrin apo Filipin. Ja edhe tani provokojnë bullgaret me luanin. Pra, problemi qendron k;tu. Tani me Siryzën nëse bën qeveri, ndoshta mund te jetë diçka më lehtë edhe pse grek;t kanë konsensus për vijat e kuqe. Megjithatë, problemi është këtu në Shkup, kurse arsyetimi është në Athinë. Këtu pjesën më të madhe të përgjegjësisë e kemi ne shqiptarët  të cilët më nuk kemi të drejtë morale që t’i përfaqësojmë shqiptarët”, thotë Mersel Bilalli.

Ish ministri i punëve të brendshme Lubomir Fërçkovski, thotë se qeveria e re në Greqi me në krye Aleksis Cipras, nuk do të thotë ndonjë ndryshim i madh për çështjen e emrit sepse ata kanë bërë të ditur se nuk do ët pranojnë zgjidhje tjetër përveç “Ergaomnes”, por kjo sipas Fërçkovsit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button