“Biznis Insajder” : Venezuela më e varfra, Maqedonia në vendin e 12-të

Sipas analizave të “Institutit Kato” Venezuela është vendi më i varfër në botë ndërsa Maqedonia mban pozitën e 12-të, njofton “Biznis insajder”.

Instituti sipas indeksit të varfërisë, radhit 108 vende të botës, duke u bazuar në të dhënat e inflacionit, papunësinë dhe normat e interesit në këto vende. Indeksi llogaritet kur grumbullohen tre pikat e para dhe hiqet rritje vjetore e BPV-së.

Pas Venezuelës, si vende më të varfra vijojnë Argjentina në vendin e dytë, Siria në vendin e tretë, Ukraina në vendin e katërt ndërsa Ukraina në vendin e pestë.

Gjatë vitit të kaluar, indeksi i varfërisë së Venezuelës është ngritur për 27 pikë në 106,03, me çka vendi latino- amerikan është para Argjentinës në vendin e dytë me më shumë se 40 pikë.

Papunësia dhe normat e interesit janë një ndër faktorët kryesorë që i vendosin këto vende në listën e mizorisë.

Pesë vendet më të varfra janë Brunei, Zvicra, Kina, Tajvani dhe Japonia ndërsa SHBA-të janë në vendin e 95-të. Venezuela edhe vitin e kaluar ishte në vendin e parë ndërsa pas saj vijonin Irani, Serbia, Argjentina dhe Jamajka.

Lajme të ngjashme

Back to top button