Blerina e filloi me sukses vitin 2015

Kampionia ballkanike në xhudo, Blerina Seferi (52kg), e ka filluar në mënyrën më të mirë vitin 2015 duke triumfuar në turneun ndërkombëtar që u zhvillua gjatë fundjavës në Jena të Gjermanisë.
“Shqiponja e Shipkovicës” deri te suksesi arriti pasi mposhti katër kundërshtaret e saja, duke përfshirë këtu edhe nënkampionen e kupës evropiane, Jana Zigler.

Seferi ka mbetur e kënaqur me suksesin e arritur, duke thënë se pret që viti 2015 të jetë i plotësuar edhe me të arritura të tjera, si në arenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

“Për këtë eveniment isha e përgatitur maksimalisht, pasi e dija se do jetë garë shumë e fuqishme. Në fillim sipas konkurrencës mendova se do ta kem shumë vështirë, pasi në grup kisha nënkampionen e kupës evropiane, Jana Zigler, por nuk doli të ishte ashtu, pasi atë e mposhta atë për 20 sekonda me Ippon, ndërkohë që edhe në finale kalova mirë duke e mposhtur Lena Bach poashtu me Ippon”, tha Blerina.

“Këtë fundjavë do të jetë kampionati i Hamburgut. Nuk mendoj se do kem konkurrencë por e kam patjetër të garoj”, deklaroi Blerina Seferi.

Seferi tani nuk ka kohë për të humbur dhe menjëherë ka filluar me punë, duke marrë parasysh se gara e saj e radhës është me 1 shkurt, në kampionatin e Hamburgut. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button