Një person humbi jetën në një aksident në Shtip

­ Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në aksidentin e rëndë të komunikacionit, që ndodhi mbrëmë në rrugën Shtip ­ Sveti Nikollë, në afërsi të fshatit Krividol në Shtip. Sipas informatave të para nga terreni, aksidenti ndodhi pasi janë përplasur tre automjete “Jugo”, “Pezho” dhe “Matis”. Nga fuqia e përplasjes në vend ka vdekur shoferi i automjetit “Jugo”.

Mjeku i Ndihmës së shpejtë nga Shtipi Jusein Demirov thotë se personi i vdekur është i moshës 30 deri 32 vjeçar. “Konstatuam se nuk ka shenja jete, me lëndime dhe përgjakje në kokë dhe gjak në gojë. Ne tentuam t’i ofrojmë ndihmë, por personi kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Identiteti i personit nuk është i njohur pasi tek ai nuk janë gjetur dokumente për identifikim”, theksoi Demirov.

Ekipi i Ndihmës së shpejtë mjekësore personin, i cili ka dashur të ndihmojë vendin e aksidentit, e kanë gjetur 500 metra larg.

“Personi i cili ecte në rrugë dhe me siguri fshihej në kaçuba nga policia e pamë se është me fytyrë të përgjakur dhe me lëndime, u ndalëm dhe me automjetin tonë e transportuam në spital”, shtoi Demirov. Hollësi tjera rreth incidentit do të ketë gjatë ditës, pasi ekspertiza e organeve hetuese zgjati deri në orët e vonshme të natës.

Lajme të ngjashme

Back to top button