Guardiola gati për largim nga Bayerni

Pep Guardiola i ka ndezur sinjalet e para të largimit nga Bayern Munchen. Trajneri i famshëm spanjoll ka dhënë një deklaratë në mediat gjermane ku ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Bayerni pas përfundimit të kontratës që skadon në vitin 2016.

I pyetur nga një gazetar për vazhdimin e kontratës së tij, Pep ka folur Bayernin si diçka që mund ti përket kohës së shkuar.
“Për mua Bayerni ishte një sfidë e madh, për gruan, fëmijët dhe profesionin tim. Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur, unë kam qenë shumë i lumtur që të jem trajner i Bayernit. Kjo ishte një ëndërr e imja që u bë realitet” ka thënë Guardiola, duke lënë të kuptohet se nuk do të vazhdoi kontratën dhe se pritet largimi i tij në fund të edicionit.

Kalimi te Manchester City është opsioni më i mundur për Guardiolën pasi te City pritet bashkimi me ish drejtorin sportiv te Barcelona, Txiki Begiristain.

Lajme të ngjashme

Back to top button