OJQ SHPREHU: Lufta mes MASH dhe SASHK të zgjidhet në tavolinë bisedimesh, pa viktimizuar nxënesit

OJQ SHPREHU apelon ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) që nxënësit mos të përdoren si mjet për aritjen e qëllimeve dhe kërkesave të tyre; edhepse problemi eventualisht do të zgjidhet, do te ngelin pasojat afatgjate te nxënësit.

“Shkollat dhe nxënësit nuk guxojnë të jenë vendluftime ku maten fuqitë mes kokëfortësive të të dyja palëve. Apelojmë që edhe MASH dhe SHASHK të marin qasje pozitive dhe të gjejnë mënyra efektive të pranueshme si për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës poashtu edhe për Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Nxënësit janë celësi i ardhmërisë së vendit, dhe sikur këtë betejë MASH dhe SASHK ta bënin për të përmirësuar gjendjen dhe kushtet elementare nëpër shkolla, sot do të kishim nxënësit në klasa dhe arsimtarët në vendet e punës.

Eskalimi i situatës së tanishme mund të sjell që edhe nxënësit (dhe prindërit e tyre) të përfshihen në protesta, sic kemi rastin me studentët, dhe të sjell një haos të vërtetë në gjitha nivelet e arsimit në vend”, thonë nga Shprehu.

OJQ SHPREHU apelon që kjo lojë interesash të përfundon sa më shpejtë, para se Brukseli të jep dritë jeshile për ndërhyrje të NATOs!

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Por edhe nuk mund nxenesit 8 vjeçar te stresohen me lloj pyetje te testeve jokorrekte! Poashtu edhe arsimtarèt nuk munď te malltretohen me lloj lloj tekstesh jokorrekte dhe me rroga te vogla sa te nje pastruesi te ndonjè ministrie…..

    1. I/e nderuar ‘Tetova’
      Falemderit per komentin,
      Eshte qendrim i OJQ SHPREHU dhe plotesisht pajtohemi me ju se tekstet e reja shkollore duhet te pershtaten sipas ambientit dhe kushteve ne shkollat tona; numri i nxenesve ne klasa, pajisjet, kabinetet adekuate, fondi i oreve… gjithashtu mesuesit jane te nenvleresuar ne kete shoqeri por nga aspekti i rroges sigurisht jo aq sa te punesuarit ne ministri, te ardhurat e te cileve shpesh jane me te ulta se rroga mesatare e nje mesuesi.
      Sidoqe te jete, me asgje nuk arsyetohet qe nxenesit te ngelin jasht shkollave tani javen e dyte me radhe, duke pasur parasysh qe oret e humbura duhet te kompenzohen ndersa nxenesit vec me jane teper te ngarkuar edhe ashtu si jane.

Back to top button