Ministri Popovski për vizitë në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Maqedonisë Nikolla Poposki sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në ftesë të kolegut të tij shqiptar Ditmir Bushati.

Siç informojnë nga MPJ e Maqedonisë, pritet që ministri Poposki të takohet me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, me kryeministrin Edi Rama, si dhe me kryetaren e Komisionit për politikë të jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Arta Dade.

Gjatë vizitës, ministri Poposki do të realizojë takim edhe me përfaqësuesit e pakicës maqedonase në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button