Testim ekstern për maturantët

­ Prej sot e deri më 30 janar në shkollat e mesme në Maqedoni do të zbatohet kontroll ekstern të diturive të nxënësve nga vitet e përfunduara (viti i tretë dhe i katërt) në pajtim me oraret e publikuara në faqen e internetit të Qendrës shtetërore për provim (prasanjaeksterno.dic.edu.mk).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se në faqen e cekur të internetit është publikuar edhe një grup publik me gjithsej 50.400 pyetje në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke, të cilat do të jenë pjesë e testeve për arsim gjimnazist dhe për arsim profesional për të gjitha profesionet, drejtimet dhe lëndët.

“Në këtë fazë me procesin e kontrollit ekstern të arritjeve të nxënësve do të përfshihen gjithsej 20.567 nxënës nga vitet e përfunduara (viti i tretë dhe i katër) në 98 shkolla të mesme, si dhe 3.923 mësimdhënës për 2.622 lëndë. Rezultatet do të publikohen më 2 shkurt të vitit 2015”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Back to top button