Derbi spanjol për Valencian

Derbi i së dielës në elitën e futbollit spanjoll mes Valencias dhe Sevillas përfundoi me fitoren e Lakuriqëve.

Këta të fundit triumfuan 3;1, duke marrë tre pikë tejet të rëndësishme për vazhdën e stinorit.

Parejo (18’p dhe 32’) dhe Fuego (56’) shënuan golat e kësaj fitoreje të Valencias, teksa për mysafirët realizoi Bacca (36’).

90 minuta për vendasit në këtë sfidë u paraqit mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.

Valencia tani ka 41 pikë në pozitën e katërt në renditje, teksa Sevilla ka 39 në pozitën e pestë.

Lajme të ngjashme

Back to top button