fbpx

Basha: Nesër nis pranvera e protestave

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i bëri thirrjen e fundit qytetarëve që nesër në orën 11:00 të fikin makinat për 5 minuta në shenjë proteste për çmimin e lartë të naftës.

Me anë të një deklarate për mediat mesditën e sotme, kryetari i demokratëve theksoi se protesta e nesërme do të shënojë një valë protestash masive kundër dyshes Rama-Meta.

“Ky vend ka nevojë për një qeveri që përkujdeset për qytetarët, jo për një qeveri që i shton shqetësimet atyre. Nesër do të ndalojmë makinat për 5 minuta kudo ku jemi. Përmes protestës do t’i tregojmë qeverisë se nuk mund të luajë me fatet e njerëzve. Protesta e nesërme është vetëm hapja e një pranvere protestash të pandalshme”, shtoi kreu i PD-së.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close